Totenhemi nuk arriti të kalonte dot më tej në Champions League. Ata u eliminuan nga Milani dhe Conte po vuan jo pak. Sipas mediave britanike, pritet që trajneri të shkarkohet në orët e ardhshme. Nervoziteti i italianit është parë edhe në konferencën për shtyp pas eliminimit të sotëm.
“Gjithmonë duhet të flasësh për ekipin dhe punën e tij, kur fiton nuk jam vetëm unë që fitoj, kur humbet nuk jam vetëm unë që humb. Më bëni të qesh me këto pyetjet tuaja. Tottenham ka ende shumë për të punuar dhe për të qenë konkurrues në nivele të rëndësishme. Unë jam këtu prej 14 muajsh, kemi humbur në Ligën e Konferencës kundër skuadrave si Vitesse dhe Pacos Ferreira.
Nuk kemi fituasr asgjë për një kohë shumë të gjatë. Një humnerë e tillë dhe pastaj vjen Milani, që në aspektin historik dihen diferencat me ne. Nuk mund të mendosh se 13 muaj apo 14 muaj janë mjaftueshëm për të qenë konkurrues. Vazhdimi? Unë kam një kontratë, të shohim deri kur të mbaroj sezoni. Ndoshta edhe më shkarkojnë nga detyra, por nuk është ky problemi”, tha Conte. /Sport Ekspres/