Në momentin që nuk duhej, Klaus Gjasula mbetet jashtë për shumë javë

Klaus Gjasula ishte rikthyer në formën më të mirë te Hamburgu. Mesfushori shqiptar la pas shumë momente të vështira dhe kritika për performancën e tij në fillim te skuadra gjermane.

Por ky vit nuk nis aspak siç duhet për lojtarin kuqezi që ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Gjasula ka dëmtuar ligamentin dhe u mendua se do të ishte kalimtare brenda pak kohësh, por mesfushori do të mbetet jashtë për shumë javë në bazë të raportimeve të para nga ana e Hamburgut. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *