Në mesjavë kupa, supersfida Kukësi-Skënderbeu luhet të hënën

Nuk ka pushim për klubet shqiptare, sepse nesër e pasnesër duhet të zbresin në fushë për ndeshjen e kthimit të turit të parë në Kupën e Shqipërisë. Realisht, është një tur ku shumica e ndeshjeve janë si stërvitore, për shkak të diferencave të mëdha mes ekipeve, apo mungesës së interesit nga shumë klube. Megjithatë, Kukësi-Egnatia nesër (14.00) do të ndiqet me interes, për shkak se Egnatia fitoi në vajtje 1-0, duke befasuar jo pak. Do të luhet në Pezë-Helmës dhe mjafton kaq për të kuptuar çfarë vlerësimi i bëhet kupës në këtë tur të parë, me Kukësin që nuk shkon në stadiumin e vet për shkak të lodhjes dhe kostos. Ndërkaq, shumë ndeshje do të luhen në Kamzë apo në fusha stërvitore, me Tiranën (“Skënder Halili), Vllazninë (“Reshit Rusi”) e Partizanin (Kamzë) që nuk do t’i luajnë në stadiumet përkatës ndeshjet e kupës.

Kampionët po përgatiten më shumë për sfidën në kampionat, sepse kundër Skënderbeut do të zbresin në fushë të hënën, edhe për faktin se Skënderbeu do të luajë të enjten në Europa League dhe i duhet pak më shumë kohë për të rikuperuar energjitë. Ndërkaq, të hënën do të luhet edhe Partizani-Lushnja, rasti i madh i të kuqve për të gjetur pikët dhe golat e parë sezonalë.

SUPERIORE / JAVA 4

E shtunë

Laçi – Vllaznia (14.00)

Flamurtari – Luftetari (17.00)

E diel

Kamza – Teuta (14.00)

E hënë

Kukësi – Skënderbeu (14.00)

Partizani – Lushnja (17.00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online