Në mars luan kundër Kosovës, trajneri i Maqedonisë së Veriut flet për Amir Rrahmanin

Igor Angelovski, trajneri i Maqedonisë së Veriut në një intervistë dhënë së fundmi për mediat italiane ka folur për lojtarin e tij Elmas si dhe situyatën e përgjithëshme të skuadrës së Napolit. Larg pyetjes së gazetarit nuk ka mbetur as transferimi i mbrojtësit shqiptar Amir Rrahmani. Trajneri maqedonas ka vlerësuar cilësitë e mbrojtësit të ri të Napolit duke shprehur konsideratë për të.

“E njoh mirë Rrahmani, ai është një lojtar shumë i fortë. Përveç që ka cilësi të drejta, ai mund të luajë në role të shumta mbrojtëse për të cilat Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyeshme”- ka thënë Angelovski.

Në datë 26 të muajt maj, Maqedonia e Veriut do të përballet kundër Kosovës në një ndeshje të vlefshme për gjysmë finalet e kualifikueseve për Euro 2020. Në ndeshjen e programuar me një takim, trajneri maqedonas duhet të llogarisë Rrahmanin me shokë pasi me organikën që Kosova ka krijuar arrin të friksojë çdo kundërshtar./Sport Ekpres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online