Në Kosovë është hapur një tjetër çështje aq shumë e dëgjuar sa i përket lojtarëve të Superligës dhe mundësitë që nuk kanë këta të fundit për t’iu bashkuar Përfaqësueses. Problemi nuk është vetëm i nivelit të futbollit, pasi shpeshherë thirren disa lojtarë të tjerë që nuk shquhen për kampionatet ku luajnë në Europë.
Nëse ndalemi te U-21 i Kosovës, shihet edhe përfshirja e Shkëlqim Sadikut. Mbrojtësi 20-vjeçar luan në ekipin anglez të Tooting & Mitcham. Mjafton edhe emri për të kuptuar ligën ku bën pjesë në Angli kjo skuadër, ndërsa nëse kërkon më shumë informacion në internet shkruan: “Është një klub i shoqatës së futbollit gjysmëprofesionist”.
Kjo padrejtësi ka sjellë edhe reagimin e trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës që shtron pyetjen: “Po si mos të ftohet Valmir Veliu dhe Arbër Hoxha dy titullar në skuadrat e Superligës, ndërsa ftohen lojtar që nuk i luajnë as 10 minuta ndeshje”, ka thënë Batatina. /Sport Ekspres/