Në Lezhë marrin zemër, Dibra: Besëlidhjes i takon Superiorja

“Fitorja në Kavajë na konfirmon si një nga ekipet më të mira të grupit”

Bernard Gjikolaj

Të shtunën, Besëlidhja iu rikthye fitoreve në transfertë, madje në Kavajë ndaj një Bese që e ka edhe rivale në betejën për Superiore. Nesër, lezhjanët do të jenë mysafirë në Pukë ku edhe do të ndeshen me skuadrën vendase. Synimi dihet, është marrja e 3 pikëve dhe ngjitja në vendet e kreut të renditjes.

DIBRA – Kapiteni i Besëlidhjes, Kledi Dibra që po luan sezonin e shtatë me fanellën e saj gjatë një bisede për “Sport Ekspres” ndër të tjera u shpreh: “Eksperienca ime me fanellën e Besëlidhjes është shumë e gjatë, që në hapat e para të mija si futbollist profesionist. Ajo çfarë ka kaluar le të na shërbejë për analizë që të mos përsëritet aty ku kemi gabuar dhe tani duhet që të shikojmë vetëm përpara. Objektivat tona tashmë dihen, pasi “pesha” e fanellës së Besëlidhjes është e rëndë. Ndaj, na duhet shumë punë e përpjekje që ta lehtësojmë rrugën për rikthimin e sajë mes më të mirave të elitës së futbollit tonë. Tani po mendojmë për transfertën e radhës që do të luhet të mërkurën në Pukë ndaj Tërbunit. Një duel që klasifikohet si ndër më të vështirat, por jo e pamundur për ne për të marrë atë që meritojmë. Kundërshtari i radhës ka shumë futbollistë që kam luajtur për shumë vite edhe këtu te Besëlidhja. Ndaj, duke i njohur na duhet shumë punë për ta neutralizuar lojën e tyre dhe për ta kthyer në favorin tonë, gjithsesi kjo është punë jonë, të luajmë fort, pastër, me shpirt gare dhe jam i bindur se kjo do të na shpërblehet në arenën e blertë me rezultat pozitiv”, – theksoj kapiteni i Besëlidhjes, mbrojtësi shkodran Kledi Dibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online