“Ne lamë Belgjikën para 10 ditësh për Shqipërinë”, vëllai i Selahit qartësohet për Kombëtaren

Në orët e fundit është përfolur edhe për një “presion” të futbollistit Lindon Selahi për të marrë një ftesë të Kombëtares A. Faktikisht flasim për një talent të ri që është pjesë e Tëentes dhe që po bën paraqitje të kënaqshme, megjithëse nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Për skuadrën që luan në elitën e futbollit holandez ka qenë gjithmonë si titullarë. Ajo që pritet është përfshirja e Selahit në listën e Kombëtares A, por duhet ende të presim. Më parë ky sulmues ka luajtur për të rinjtë e Belgjikës, duke marrë më pas vendimin për të luajtur për të rinjtë e Shqipërisë.

Vëllai i Lindonit, në një prononcim për “Albania Team” është shprehur se lojtari i Tëentes ka refuzuar Belgjikën U-21 vetëm për Shqipërinë para 10 ditësh. “Nuk është e vërtet që po i bëjmë presion FSHF-së, para një viti e gjysmë kemi refuzuar Belgjikën U-19 për Shqipërinë U-21. Për një vit e gjysmë, Lindoni ka shkuar te Shqipëria gjithmonë kur e kanë thirrur. Muajin e kaluar nuk e refuzuam Shqipërinë U-21, Lindoni u grumbullua, por mjeku na tha se ka nevojë për pushim.

Para 10 ditësh, trajneri i Belgjikës U-21 ka folur me Lindonin dhe i premtoj vendin e titullarit. Belgjika U-21 është pranë kualifikimit në Europian dhe i premtoj vendin e titullarit. Ata janë pranë kualifikimit në Europian dhe refuzoi sepse do Shqipërinë”, ka thënë vëllai i Selahit.

Sigurisht që ky do të ishte edhe vendimi më i drejtë për këtë lojtar, pasi Belgjika mban vendin e parë në FIFA dhe hapësirat janë tmerrësisht të vogla për të pretenduar më pas një bashkim me Kombëtaren A. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online