“Në Laç ishte si në Afganistan, ishte vjedhje ndaj Partizanit”! Reagimi i ashpër i Gaz Demit: Donin ta kompensonin se Laçit iu bë hile në Krujë

Presidenti i Partizanit ka reaguar ashpër pas humbjes me Laçin në transfertë. Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”, Demi u shpreh se Laci është favorizuar në takim pasi gjyqtarët nuk i quajtën golin e rregullt kundër Kastriotit në ndeshjen e mëparshme, për shkak të kërcënimit karshi arbitrave.

“Laçit nga që i është bërë një hile në Krujë, donin ta kompensonin sot. Terreni në Laç ishte si në Afganistan. Ai gol offside, ndryshoi gjithë lojën. Unë nuk kam cënuar si njeri. Ia thashë edhe tifozëve në Laç, që është turp që bënin ashtu. Xhaja para një jave ishte në Durrës, e nxori me karton lojtarin tonë që të mungonte ndeshjen tjetër. Unë kam të drejtën të dyshoj. Sot më duket një vjedhje ndaj Partizanit.

Nuk dua të merrem asnjëherë me arbitrat. Sot kuptova se Partizanit i kanë rënë në qafë. Nuk kam çfarë them më shumë. Në Laç ishte si Afganistan, por s’ka problem, ne jemi mësuar me këto. Duhet të veprojmë edhe ne si në Afganistan, por natyra ime nuk e lejon këtë. Me këtë vjedhje ndaj Partizanit, duket se kanë bërë një larje, për atë që ju ndodhi me Krujën. Më vjen keq, nëse është e stisur kjo punë. Shpresoj të mos jetë kështu. Ne do të luftojmë shumë fort”, tha Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *