“Në Kupë futbolli është i poshtër”, Shehi flet pas eliminimit: Pikëllim i madh, na mungoi fati

Kukësi ka qenë befasia e madhe në Kupën e Shqipërsë. Verilindorët kanë lënë mënjanë periudhën e vështirë që po kalojnë në kampionat, duke mposhtur sot Partizanin në “Arenën e Demave”.  Koha e rregullt përfundoi me rezultatin minimal 0-1 për Kukësin dhe Françesko Hasaj ishte autori i golit në mintën e 21-të të takimit. Duke qenë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me po të njëjtin rezultat në favor të Partizanit, ishte i nevojshëm zhvillimi i kohës shtesë.

Megjithatë, rezultati do të mbetet i pandryshuar edhe përgjatë 30 minutave në vazhdim. Mundësia e vetme për të shpallur fituesin ishin 11 metërshat. Nga pika e bardhë e penalltisë lojtarët e Kukësit u treguan më të saktë, duke eliminuar kështu Partizanin. Tashmë verilindorët janë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të sfidës, trajnerët dhanë përshtypjet e tyre të parë për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Shehi (Partizani): “Në ndeshje kupe futbolli është i poshtër. E pëson nga një episod dhe vuan trysninë më pas. Kemi bërë maksimumin, nuk kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Kemi bërë çdo gjë. Në penallti është çështje fati. Skuadra u përpoq, ishte prezente te porta. Ku kundërshtari mbron me shumë forca dhe nuk arrin të shënosh, futesh në trysni. Nuk është çështje psikologjike, por është fat. Futbolli i tillë është. Kampionati vjen shpejt. Na vjen keq që dolëm nga kupa. Pikëllimi është i madh. Këtë dhimbje të madhe që kemi duhet ta kalojmë dhe ta kthejmë në forcë”.

Devolli (Kukësi): “Jam shumë i lumtur me çunat. Kishin kohë që vuanin rezultatet, edhe pse ndeshjet I kemi bërë të mira. Është ndeshja e tretë që bëjmë me Partizanin në pak kohë. E kishim studiuar mirë, edhe në ndeshjet e tjera e kemi bërë. Pjesën e parë kemi bërë presion lart. Nuk e kemi lënë Partizanin të luajë me topin, sepse luan me topin dhe ka lojtarë me cilësi. Kemi bllokuar Magetin, sepse është pikë kyçe. Në pjesën e dytë e ulëm pak bllokun. Në shtesa e detyruam Partizanin të luante vetëm me topa të gjatë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online