Në Kosovë u raportua për kalimin e Shaland si trajner i Zvicrës, por helvetët e gjejnë zëvendësuesin e Petkoviç

Pas largimit të Petkoviç në krye të pankinës së Kombëtares së Zvicrën, do të jetë tekniku turk i FC Schaffhausen, Murat Yakin, ai që do të zëvendësojë 57 vjeçarin. Sipas mediave gjermane, Federata Zvicerane e Futbollit do ta zyrtarizojë këtë lajm javën e ardhshme. Kontrata pritet të shkruhet të hënën në mëngjes dhe menjëherë do të fillohen përgatitjet për ndeshjet e shtatorit.

Ky lajm shuan thashethemet e fundit që flisnin për një marrëveshje me Federatës së Zvicrës dhe trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes. Zvicerani do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës dardane, të paktën në përballjen ndaj Gjerogjisë dhe Greqisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *