Në Kosovë janë të sigurt për shqiponjë nga Xhaka, Muhaxhi: Po përgatiten të mbledhin para për të paguar dënimin nga FIFA

Më dy dhjetor do të luhet një ndeshje që pritet të jetë mjaft e ndezur, sidomos pas provokimeve nga ana e serbëve. Serbia do të ndeshet me Zvicrën dhe sytë e shqiptarëve janë nga Xhaka dhe Shaqiri. Të dy lojtarët shkundën rrjetën e serbëve në Botërorin Rusi 2018 dhe festuan me shqiponjën dy krenare. Një gjest i tillë pritet të përsëritet edhe këtë herë në rast goli. Artan Muhaxhi ka thënë në një lidhje paralele me emisionin “Botërori Katar 2022“ se në Kosovë ka nisur që tani një mobilizim për të mbledhur para në mënyrë që të paguajnë gjobën që do të vedosë FIFA.

“Në fakt unë e kam bërë pyetjen edhe këtu në Kosovë: “Nëse shënon Granit Xhaka, a do të festonte në të njëjtën mënyrë, me shqiponjë”? Ka një mobilizim që tani të njerëzve, që përgatiten për dënimin eventual nga FIFA dhe të gjithë të solidarizohen dhe të mbledhin një shumë parash për ta paguar atë dënim”, ka thënë Artan Muhaxhi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *