Në klubin që e akuzuan si “hajdut” të lojtarëve, Ze Maria nuk është në lartësinë e futbollistit

Ze Maria nuk është në lartësinë e futbollistit të njohur që ka luajtur me ekipe me emër në Europë, duke bërë jehonë të madhe. Në karrierën e re që e gjen si trajner, brazilian nuk ka drejtuar skuadra të mëdha dhe me peshë në Europë. Së fundmi, prestigjiozja “Goal” raporton se Ze Maria do të rikthehet si trajner te Gor Mahia, për të zëvendësuar trajnerin Steven Polack. Në këtë skuadër trajneri brazilian ka qenë përpara se të vinte te Tirana.

Menjëherë pas ardhjes në Shqipëri kërkoi edhe afrimin e shumë lojtarëve që ka drejtuar më herët, duke u cilësuar nga sekretari i përgjitshëm i Gor Mahias, Ronald Ngala, si një “hajdut” të futbollistëve për t’i larguar nga Gor Mahia. Akordi është arritur mes të dy palëve dhe Ze Maria do të nis menjëherë aventurën e re në Kenya, për t’u rikthyer sërish në shtëpinë e dytë, pavarësisht përplasjeve që kanë pasur në distancë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *