Graciano Pelè ka mbyllur sezonin në kampionatin kinez, ku aktivizohet me Shansong Luneng. Nuk shkëlqeu sulmuesi italian, vetëm 7 gola në një sezon ku skuadra e tij e mbylli e gjashta, por e ngushëllojnë miliona eurot që merr aty, duke qenë një ndër futbollistët më të paguar në botë.
Për të rikuperuar energjitë, Pelè dhe e dashura e tij hungareze Viki Varga po bredhin botën, nga Meksika, në SHBA e Dubai, me foto nga çdo vend i vizituar.