“Ne këtu talleshim bashkë me mua”, Sadiku tregon çudinë në Spanjë: Edhe doktori i ekipit na tha…merreni lehtë Koronavirusin

Spanja është duke u bërë vatra e dytë më e madhe e Europës sa i përket prekjes nga Koronavirusi. Në media janë shpërndarë edhe foto tronditëse, me të infektuarit që shtrihen në korridoret e spitalit pasi nuk ka më vënde. Në ritme të tilla, Spanja do të kalojë edhe Italinë sa i përket kësaj pandemie.

Por gjithçka e ka një kuptim dhe vetë rrëfimi i Armando Sadikut për “Shqipëria Live” në Top Channel i thotë të gjitha. Sulmuesi shqiptar shprehet se në Spanjë e kishin marrë shume me tallje. Madje jo vetëm lojtarët, siç është e kuptueshme deri diku, por edhe vetë doktori i ekipit nuk kishte asnjë informacion për rrezikshmërinë e COVID-19, pavarësisht gjithçkaje që shpërtheu në Kinë dhe po përhapej edhe në Europë.

“Kemi dy javë të mbyllur në shtëpi dhe faleminderit Zotit jemi mirë deri tani. Fatmirësisht nuk ka asnjë të infektuar te Malaga, ndërsa në Spanjë i kanë marrë masat me vonesë dhe erdhi Koronavirusi menjëherë, me shumë të prekur. Të gjithë qytetarët janë futur në shtëpi tani. La Liga na ka dërguar testet edhe neve, në çdo klube, por nuk i kemi bërë pasi nuk kemi simptoma.

Sa hap televizorin nuk dëgjon asgjë tjetër veçse: “Koronavirus, virus, vdekje”. Po jetojmë një moment të vështirë. Unë jam person pozitiv dhe mendoj kështu, që do t’ia dalim sa më shpejt. Në Spanjë nuk e morën seriozisht. Ne në dhomat e zhveshjes vetëm talleshim dhe bënim shaka me Koronavirusin. Unë gjithashtu bëja video me maska dhe bëja shaka. Por edhe doktori i ekipit na thoshte që nuk ka asgjë, e kalon lehtë Koronavirusin, nuk ka gjë të rrezikshme dhe është vetëm për të moshuarit.

Pastaj kur vdiq ai trajneri 21-vjeçar në Malaga që kishte edhe leucemi, ditën tjetër na kanë dërguar direkt në shtëpi. Kjo pasi tek ky trajneri ishin dhe dy fëmijë të lojtarëve tonë dhe gjendja u bë serioze. Kam një shtëpi dhe tarracë të madhe dhe po stërvitem këtu, gati çdo ditë. Tani këtu po i zbatojnë shumë rregullat në Spanjë, njerëzit nuk dalin dhe kur e bëjnë këtë gjë për ushqimet, janë të pashoqëruar nga askush tjetër. Më kishte ardhur ftesa nga Kombëtarja dhe do isha gati për këto dy ndeshje miqësore, por janë anulluar siç e dini”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online