Fitorja mbetet ende një ëndërr për San Marinon. Kombëtarja e mikroshtetit europian ka nisur që në vitin 2004 kërkimin për fitoren, por 20 vite nuk i mjaftuan për të provuar një herë të vetme triumfin. San Marino u përball sot në një takim me St. Kits dhe Nevisin, i cili përfundoi në barazim 0-0.
Në këtë mënyrë, përfaqësuesja e San Marinos i dha fund ecurisë prej 12 humbjeve radhazi, por jo presionit për fitoren e parë. Kujtojmë se Kombëtarja në fjalë renditet e fundit në renditjen e FIFA-s/Halit Delibashi-Sport Ekspres/