Gjergj Stefa ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”. Teksa po diskutohet për finalen e Conference League dhe çmimet e rritura në Tiranë sa i përket hoteleve, Stefa ka thënë se zërat dhe mënyra e komentimit është abuziv, pasi ky fenomen ndodh në të gjitha vendet e botës.
“Ka çmime që janë mbi të zakonshmet në hoteleri dhe kjo është normale. Sa herë që ka një finale të këtij niveli, në çdo vend të botës shtohen me 7 apo 10% shërbimet. Nuk është dëshira e pronarëve shqiptarë për të abuzuar. Por kur kërkesa është e lartë, oferta i përgjigjet në të njëjtën mënyrë.
Ky është algoritmi që ne na ndjek në gjithë jetën tonë. Nëse dëshiron të shkosh në Kretë në muajin dhjetor, mund të jetë bileta me 30 euro. Por nëse shkon në 1 gusht, është 10 herë më e madhe. Ky nuk është abuzim kombëtar, madje as abuzim në vetvete. Nuk e kuptoj këtë reagim në media, ne kemi qenë vetë në Itali për finale apo për Vit të Ri, e kemi paguar sa “qimet e kokës”, tha Stefa. /Sport Ekspres/