“Në kampionatin tonë të komandojnë presidentët”, Agustin Kola flet për vërshëllimat: Kur dëgjojnë specialistët që kritikojnë Rejën…

Agustin Kola ka dhënë një intervistë për “Sport News“ në “News 24”. Ish-futbollisti është ndalur në  ndeshjet e Kombëtares si dhe në derbin që do të mbyllë javën e 6 të  “Abissnet Superiores”. Kola ka beson se veprimi i tifozëve shqiptarë për të vërshëllyer Kombëtaren është i ndikuar nga analizat që bëhen nga specialistët, të cilët jo pak herë kritikojnë trajnerin Reja. Më tej Agustin Kola tregon edhe për vështirësinë e të qenurit trajner në futbollin tonë, pasi presidentët ndërhyjnë në formacion.

“Mezi e prsinim një javë para. Ndërsa sot, njerëzit dy javë para përqendrohen te derbi. Derbi i ka mbetur këtij futbollit tonë. Për ndeshjen e Kombëtares, tifozët kanë të drejtë. Se kur shohin shokët e mi specialisti që thonë e ka fajin Reja, e ka fajin ky apo ky… Ne kishim 5 mungesa. Prandaj më vjen keq. Por kur dëgjojnë shokët e mi specialista që kritikojnë, thonë: “Ne çfarë do bëjmë? Ne më keq“.

Derbi pritet. Në kohën tonë shumë tifozë i kishim nëpër rrethe, nuk vinin dot të na shihnin. Mbaj mend që vinin nga Skrapari për të më para, i mbaja në shtëpinë time për të fjetur gjumë, sepse nuk kishin me çfarë të iknin.

Presioni i tifozëve? Është si të ecësh me 200 kile në kurriz. A ecet? Ajo është në morale. Të jep më shumë fuqi. Mos ta ketë mendjen çfarë thotë tifozi. Të mbyllin veshët dhe të luajnë futboll. Të fitojë më i miri. Ato dy ekipe janë tani në futbollin shqiptar.

Trajnerët e huaj janë më profesionistë. Unë kam qenë vetë trajner dhe këtu te ne të komandojnë presidentët: Do heqësh këtë, do futësh këtë. Ndërsa ia thotë prit se jam unë. Nëse i thonë hiq këtë dhe fut këtë, ai thotë: “Mirëupafshim”, dhe ikën. Duhet të komandojë trajneri“, është shprehur Agustin Kola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *