Në Itali zbulojnë xhevahirët e Serisë A sipas “Transfermarkt”-it, Kristjan Asllani përfshihet në top 5 më kushtueshmit

Kristjan Asllani është padyshim një nga lojtarët që pritet të bëjë karrierë të madhe. Vetëm 20-vjeç dhe mesfushori shqiptar ka siguruar një kontratë me Interin, ku i është premtuar se do të zëvendësojë Brozoviçin në formacionin zikaltër. “Corriere dello Sport” ka zbuluar listën me 15 futbollistët e rinj më të kushtueshëm të Serisë A, në të cilën shfaqet edhe emri i Asllanit.

Lista është përpiluar sipas vlerave të lojtarëve në “Transfermarkt” dhe lojtari i Kombëtares shqiptare e gjen veten i katërti në këtë listë. Kartoni i tij vlerësohet 10 milionë euro, ndërsa më lart se ai gjenden vetëm Ravela (10 milionë euro), Riçi (12 milionë euro) dhe Zurkovski (12 milionë euro)./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *