Juventusi do të luajë në transfertë kundër Bolonjës në finalen e sezonit për bardhezinjtë. Ekipi i Pirlos duhet të fitojë në këtë përballje dhe të pres gabimin e Milanit ose Napolit për të shkuar në Champions League.
Trajneri i Juventusit ka marrë një vendim të guximshëm duke lënë jashtë një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit, Kristiano Ronaldon. Ndërkohë mediat italiane kanë zbuluar arsyen e këtij vendimi surprizues duke raportuar se Pirlo e gjeti portugezin të lodhur fizikisht dhe për këtë arsye është lënë në stol. /Sport Ekspres/