Në Itali tregojnë sesi do të ndryshohet plani, Kristjan Asllani detyron trajnerin e Interit të heq dorë nga skema dhe formacioni i pritur

Kristjan Asllani ka fituar zemrat e tifozëve të Interit dhe ka bindur drejtuesit e zikaltërve në fare pak kohë. Mesfushori shqiptar mbërriti për të zëvendësuar Brozovic, por duke parë nivelin e treguar deri tani, do të jetë e pamundur që Inzagi të lërë një element të tillë në stol deri në momentin kur të dëmtohet kroati.

Për këtë arsye është duke u menduar plani që të përfshijë Brozovic dhe Asllanin në formacionin startues. “Gazzetta dello Sport” ka hedhur hipotezën e saj se Inzagi mund të heq dorë nga 3-5-2, për të kaluar më tepër te një 4-3-1-2.

Asllani-Barrela do të jenë në krahë, ndërsa Brozovic do të mbajë qendrën e mesfushës. Ndërkohë Calhangolu ose Mikihtarian do të vendoset para dy sulmuesëve. Në këtë mënyrë trajneri i Interit luan me Brozovic dhe Asllanin, por nga ana tjetër do t’i duhet që të sakrifikojë një mbrojtës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online