Frederik Veseli gradualisht po kthehet në një titullar fiks tek Kombëtarja e Shqipërisë. 25-vjeçari luajti në të dyja ndeshjet e fundit me kuqezinjtë si titullar, kjo dhe për faktin se të gjithë mbrojtësit e tjetër janë në një moment të vështirë, duke kujtuar këtu Mavrajn dhe Ajetin që nuk po gjejnë dot stabilitet.
“Gazzetta dello Sport” ka lajmëruar sot se për mbrojtësin është gati një kontratë e re nga skuadra e Empoilit. Lojtari në fjalë i ka bindur drejtuesit, të cilët duan ta kenë pjesë të skuadrës deri në vitin 2021.
Edicionin e shkuar, Veseli ishte një titullar fiks, pasi luajti 30 ndeshje në total, prej të cilave 29 që nga minuta e parë. Gjithsesi, në këtë edicion të ri në Seria A, 25-vjeçari ka luajtur vetëm në një takim, i aktivizuar në sekondat e fundit të ndeshjes me Kaljarin.