Në Itali po hamëndësojnë edhe për një shkëmbim që e kthen Asllanin disa hapa mbrapa, Interi mund ta përdorë për…Monzën

Në Itali është duke u folur së tepërmi sa i përket një shkëmbimi të lojtarëve mes Interit dhe Monzës. Kristjan Asllani nuk po merr hapësirat e kërkuara te Interi, ndërsa te Shqipëria është duke u paraqitur në mënyrë fantastike. Zikaltërit janë të interesuar për të marrë shërbimet e Andrea Colpanit të Monzës, me mesfushorin 24-vjeçar që vlerësohet 9 milionë euro.

Ndërkohë te Monza janë të gatshëm që ta shkëmbëjnë lojtarin e tyre me Kristjan Asllanin. Për momentin Interi nuk e sheh të arsyeshme pasi ka bërë një investim të madh te shqiptari. Megjithatë nëse Asllani do të vazhdojë të qëndrojë në stol, mediat italiane theksojnë se ky shkëmbim mund të ndodh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *