Xhuljano Skuka do të transferohet në radhët e Metz-it. Marrëveshja është arritur dhe mbetet vetëm zyrtarizimi. Në media është përfolur gjatë për shifrat e këtij transferimi, teksa është lakuar edhe shifra 1 milionë eurove.
Por në Itali nxjerrin detaje të reja. Duket se Partizani bën “bingo” me sulmuesin e talentuar, pasi përtej Adriatikut bëhet me dije se në arkat e klubit kryeqytetas do të përfundojnë 1.3 milionë euro. Gjithashtu, Partizani do të mbajë edhe 20% të kartonit, në mënyrë që të përfitojë të ardhura të tjera në rast të një rishitjeje të Xhuljano Skukës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/