Elseid Hysaj ka marrë gjithmonë kritika në Itali sa i përket lojës së tij sulmuese. Në këtë aspekt mbrojtësi shkodran ka çaluar dhe tifozët mendojnë se lojtari i Kombëtares nuk mund ta bëjë mirë këtë pjesë.
Gjithsesi, të njëjtën gjë nuk e thotë trajneri Reja. Sipas këtij të fundit, Hysaj e bën më së miri edhe aspektin e sulmit, ashtu siç e tregoi edhe te Shqipëria, madje duke shënuar golin e parë me fanellën e Kombëtares ndaj Islandës në atë fitore me rezultatin 4-2.
“Hysaj? Ai e di sesi të sulmojë hapësirat siç e kemi parë ndeshjet e fundit. Gjithmonë ka luajtur me katër, kur unë e kam ndërruar disi dhe i kam thënë që të shtyjë më përpara”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/