Në Itali hedhin hipotezën, Interi mund të përdor Kristjan Asllanin si shkëmbim me lojtarin e Fiorentinës

Interi vazhdon të mbetet në kërkim të zëvendësuesit të Skriniar. Zikaltërit kanë në planin e tyre mbrojtësin e Fiorentinës, Martinez Quarta. Futbollisti 26-vjeçar është pjesë edhe e Kombëtares së Argjentinës.

Një ide që po diskutohet mes drejtuesëve të Interit është edhe ajo e shkëmbimit. Sipas mediave italiane, te zikaltërit do të jenë të gatshëm të fusin edhe Kristjan Asllanin në marrëveshje për të marrë Quartan. Megjithatë gjithçka do të mësohet në javët në vazhdim me trajnerin Inzagi që dukshëm nuk ka besim te lojtari shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *