Inzagi nuk e ka qejf Kristjan Asllanin dhe kjo është mëse e qartë. Pavarësisht potencialit të madh që zotëron ky mesfushor, fare pak hapësira ka pasur për të në sezonin e shkuar. Shpresat për një rol protagonisti janë rritur së fundmi pas largimit të Brozovic. Megjithatë në mediat italiane flitet për një paradoks të madh. Atje shkruhet se vendin bosh të lënë nga Brozovic nuk do ta mbulojë Kristjan Asllani, por do të improvizohet sërish me Hakan Calhanoglu.
Pavarësisht se ky rol nuk është më i preferuari për të, në sezonin e shkuar Calhanoglu ka shkëlqyer edhe kur ka luajtur në vendin e Brozovic. Pa i hyrë emrave që mund të sillen në merkaton e verës, edhe në këtë moment Asllani duket se është zgjedhja e dytë për Inzagin. /Sport Ekspres/