Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti, ende nuk ka gjetur një ekip të ri që pas largimit nga Torino. Lojtari i kombëtares u përfol se do të kalonte te skuadra e Legias së Varshavës me polakët që prisnin zgjidhjen e një “pazëlli” të ndërlikuar për të afruar lojtarin.
Portali “TuttoMercatoWeb.com” ka publikuar lajmin se Arlind Ajeti ka gjetur ekip të ri. Ai do të transferohet te skuadra e Peruxhias. Sajti italian e bën të sigurt arritjen e marrëveshjes dhe tashmë mbetet vetëm zbarkimi i mbrojtësit në ekipin italian.
Ajetit mbetet pjesë e futbollit italian, por ndryshe nga sezoni i shkuar ku ishte pjesë e elitës së futbollit italian, Ajeti do të luajë në Seria B. Ende nuk është zyrtarizuar, por gjithçka pritet të ndodhë sot, pasi merkatoja e futbollit italian mbyllet sot.