Në Holandë shprehen se ka kërkuar pushime, Selahi vendoset në rrezik për Shqipërinë

Lindon Selahi është padyshim një nga emrat më të spikatur nga të rinjtë dhe talentet shqiptar. Në listën e fundit të publikuar nga Reja, lojtari i Twentes gjendej si pjesë e kësaj liste në pritje. Formën e mirë vazhdoi ta mbante në elitën e futbollit holandez, ndërsa edhe në ndeshjet e tetorit, pritej që më së paku të ishte në listën e pritjes.

Ndërkohë nga ana tjetër, mund të luante edhe me U-21 e Bushit. Nëse një thirrje urgjente do t’i vinte nga Reja, atëherë mund t’i bashkohej Kombëtares A. Gjithsesi aspak surprizuese do të ishte nëse tekniku Italian i bënte një përfshirje me listën e parë zyrtare.

Por një raportim nga Holanda, shprehet se Selahi ka bërë konsultim me klubin e Twentes duke kërkuar që të marrë pushim ditët kur do të luajnë Kombëtaret dhe të mos stërvitet me ekipin, pasi ndien disa shqetësime në gjendjen fizike. Na mbetet ende të presim sesa e vërtetë do të rezultoj ky informacion dhe nëse emri i këtij talenti do të përfshihet ose jo në listën e trajnerit Reja. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online