Në Holandë kanë kujtuar sërish përballjen mes Partizanit dhe Feynordit, të luajtur për kompeticionin e quajtur “Kupa e Kupave”. Tashmë duke ardhur në vendin tonë për finalen e Conference League, miqtë nuk arrijnë dot të kuptojnë ende ndryshimin e madh. Personat që kanë ndjekur përballjen ndaj Partizanit, janë po aq mbreslënës për ndryshimin e fytyrës së Shqipërisë.
“Nos.nl” është rikthyer me një artikull duke treguar se menjëherë pas ndeshjes së vitit 1991, vetëm pesë persona nga delegacioni i Partizanit u kthye në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër kërkoi qëndrimin në Holandë “të dehur” nga jeta e vërtetë e lirisë dhe me dëshirën për t’u larguar përfundimisht nga “ferri i shtëpisë”.
Disa gazetarë holandez janë ulur dhe kanë drekuar me Artur Lekbellon. Një portier që për ta ka mbetur thellë në kujtesë për shkak të asaj ndeshje. “Dukej si i marrë nga rruga dhe vetëm nga veshja e dalloje që ishte portier, por të mrekullonte me pritjet e tij”. Kjo është përshtypja e lënë për këtë figurë të nderuar të futbollit shqiptar.
“Feynord ishte i tronditur nga varfëria e tmerrshme në Shqipëri, që u zgjua në vitin 1991 në vitet e diktaturës dhe izolimit. Ndonjëherë kur tregonte diçka qesharake, gruaja e tij, Aida, e mbështet kokën te dashuria e saj të përjetshme. Pas ndeshjes mes Feynord dhe Partizanit, fillimisht vetëm 5 persona nga delegacioni shqiptar udhëtuan për në shtëpi, të tjerët donin që të qëndronin këtu. Por Lekbello nuk e ka menduar kurrë aplikimin për azil, madje nuk do ta kishte parë kurrë Aidën nëse do e bënte një gjë të tillë.
Tani i lirë, joshja e portierit të madh humbet në kujtime të panumërta. Të moshuarit thonë: “Hej ja Lekbello”. Pas një drekë të mrekullueshme, ai thotë: “Buzëqeshja juaj është dhurata ime më e madhe. Dije që ke një mik në Shqipëri përgjithmonë.” Kushdo që e sheh të ulur këtu, ka mësuar diçka për lirinë dhe dashurinë”, shkruhet mes rreshtash në shkrimin e “Nos.nl”. /Sport Ekspres/