Në Greqi qeshin me mënyrën sesi Shqipëria shkoi në Lojërat Olimpike: U prezantuan me atë flamur si…”majmun”

Futbolli na zbardh faqen, por sporti në tërësi, shpesh na turpëron. Këtë herë nuk do të flasim për humbjet e thella që pësojmë në fusha të ndryshme të sportit, por për Lojërat Olimpike dhe përfaqësimin e turpshëm.

Madje që në momentin kur fusim këmbët, kthehemi në fjalën e parë të mediave europiane. Në Greqi e kanë shijuar faktin që Shqipëria përfundoi në Lojërat Olimpike me një flamur “kinez”, që është tërësisht e turpshme dhe jo serioze. “U përfaqësuan në Lojërat Olimpike me atë “flamur majmunësh”, shkruan “Himara.gr”, duke iu referuar flamurit kinez. /Sport Ekspres/