Në gjurmët e Thomas Strakoshës, Shqipëria ka një siguri të madhe në portë

Në muajin nëntor, ekipet tona kombëtare U-17 dhe U-19 do marrin pjesë në kualifikueset e Europianit për këto grupmosha. Të dy skuadrat tona te drejtuara respektivisht nga Elvin Beqiri (U-17) dhe Nevil Dede (U-19), shpresojnë të përfaqësohen denjësisht dhe pse jo të mos marrin edhe një kualifikim. Listat po hartohen për të afruar lojtarët më të mirë për këto kualifikuese. Duket se emrat e parë që do thirren janë bërë publikë dhe një prej tyre është Kristian Rroku.

Djaloshi me origjinë nga qyteti i Shkodres do jetë pjesë e kombëtares U-17 në Portugali. 16-vjeçari që aktivizohet në Greqi me ekipin e Olimpiakos duket se ka bindur trajnerin Beqiri dhe atë të portierëve , Dritan Kristidhin për ta grumbulluar në përfaqësuese. Me një fizik për tu admiruar, Rroku do jetë mbrojtësi “ekstrem” i kuqezinjëve 17-vjeccarë.

I rritur në një prej akademive të futbollit më të mira në Greqi, shtatlarti kërkon të afirmojë veten edhe në Europe. Dhe ku ka më mire se një kualifikuese europiani për të rënë në sytë e menaxherëve të ndryshëm nga i gjithë kontinenti. Shkodrani duket se po ndjek me sukses hapat e një tjetër portieri shqiptar që dikur bëri emër me Olimpiakos, Foto Strakosha.

E ardhmja duket e ndritur për lojtarin e lindur në vitin 2003, por është puna dhe vendosmëria e tij që do bëjnë që ai të ketë sukses. Kombëtarja U-17 do fillojë grumbullimin për tu përgatitur për këto kualifikuese në datën 4 nëntor në Durres. Për të udhetuar pas disa ditësh në Portugali, ku në tokën luzitane do tentojë edhe kualifikimin për në Elite Round. /Endri Cinari, Sport Ekspres/