Në Gjermani e quajnë konferenca legjendare, trajner Shaland duket…si “i çmendur” (VIDEO)

Trajneri Shaland vazhdon të shkëlqej në kryesimin e Kosovës, duke marrë rezultate fantastike. Dardanët kanë një periudhë të gjatë që nuk e kanë provuar shijen e humbjes, me teknikun zviceran që po e përjeton shumë këtë situatë.

Mundësia më e mirë e karrierës së tij dhe e fundit, për të bërë bujën e madhe në Europë. Ndërkohë faqa e njohur gjermane “Goal Deutschland” ka hedhur një konferencë aspak të zakonshme të trajnerit të Kosovës, madje duke e quajtur si konferenca legjendare. Si një “i çmendur” pas futbollit duket Shaland, që shpjegon me gjeste dhe duar taktikën që ndjek ekipi i tij:

“Është një presion taktik, në një lojë të çmendur që është e tipit: “Shko, kthehu, shko, shko, shko, shko, shko…”. Nuk është e duhura vetëm të vraposh. Është vetëm në mendje, që unë duhet ta marrë atë top”, thotë mes të tjerash Shaland.  /Sport Ekspres/ (E shihni duke klikuar në linkun më poshtë)

https://www.facebook.com/GoalDeutschland/videos/730759610722646/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *