Kylian Mbape nuk e ka pëlqyer aspak afrimin e Lionel Mesit te PSG pasi argjentinasi po i merr të gjithë vëmendjen. Tanimë futbollisti i Francës nuk është ylli kryesor i skuadrës dhe kjo e lëndon së tepërmi. Vetë futbollist ka menduar që të vlerësojë veten për ta ngritur në nivelet më të larta, duke lënë kështu mesazhin e fortë se asgjë nuk mund ta zbeh dot.
“Pak njerëz ndryshojnë rolet si unë. Më para kishte një lojtar me numër “9”, një me numër “7”. Me gjithë përulësinë, por jo të gjithë janë të aftë si unë për të ndërruar pozicion. Në çdo vit dhe gjithmonë në nivelin më të lartë. Nuk është një gjë që bie nga qielli. A jam unë yll? Po, kështu e mendoj. Nëse e sheh fytyrën tënde në të gjitha qytetet dhe pjesët e botës, atëherë është e sigurt. Të jesh yll është një status i veçantë”, ka thënë Mbape. /Sport Ekspres/