Në garë me Ikardin dhe Xhekon, Rei Manaj në listën e “Transfermarkt” për t’u shpallur lojtari i sezonit në Turqi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Rei Manaj ka zhvilluar një sezon mbresëlënës në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar deri më tani 18 gola në kampionat për llogari të Shivasporit, duke qenë lojtari kyç i këtij klubi. Numri i golave të tij është më i larti që një sulmues ka shënuar përgjatë një sezoni të vetëm në historinë e Shivasporit.

Sezoni i jashtëzakonshëm që po kalon Rei Manaj ka rënë edhe në sytë e “Transfermarkt”-it. Faqja zyrtare turke e “Transfermarkt”-it ka përfshirë Rei Manajn në listën e kandidatëve për t’u shpallur lojtari i sezonit në kampionatin turk. Portali i njohur ka përpiluar një listë me 6 kandidatura për çdo repart të fushës, ndërsa në fund përdoruesit kanë të drejtën të zgjedhin një të vetëm mes 4 futbollistëve të zgjedhur nga secili repart. Rei Manaj është në garë me emra të kalibrit botëror si Ikardi, Xheko, Mertensi, si dhe Jillmazi dhe Kavexhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/