Vllaznia e mbylli me një humbje 1-2 kundër Laçit fazën e dytë të Kategorisë Superiore. Megjitatë trajneri Brdariç përpiqet që gjithmonë të mësojë nga gabimet dhe këtë e oranon edhe në mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora Neës”. Kreu i pankinës së Vllaznisë shprehet se ia nisën nga zero këtë sezon dhe u kthye nga një ekip që nuk vlerësohej si duhej nga kundërshtarët në një skuadër që tashmë të gjithë rivalët e studiojnë për ta mundur.
“Kur fillova në gusht të punoja për këtë Vllazni të re e nisëm gjithçka nga zero. Në fillim kishim vetëm pak lojtarë nga sezoni i kaluar dhe shumë të rinj pa eksperiencën e duhur për të arritur atë çfarë ne duhet të arrijmë. Me shumë punë dhe më duhet ta theksoj, me fat brenda, por edhe me ndihmën e drejtorit, stafit tim arritëm të bënim zgjedhjet e duhur dhe të jemi këtu ku jemi.
E di që askush nuk na vlerësuan siç duhet në fillim të kampionatit dhe kjo është një avantazh. Tani të gjithë e njohin Vllazninë, të gjithë na studiojnë ne. Është e vështirë për ta mposhtur sot Vllazninë. Në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur mundësinë të luajmë futboll. Mua më pëlqen të luaj futboll sulmues, agresiv. Por në kur bie shi në Shkodër nuk je në gjendje të luash mirë. Megjithatë nuk dua të gjej justifikime. Ishte gabimi ynë humbja me Laçin. Nuk duhet të shohim gjithmonë vetëm gabimet. Bëmë edhe shumë gjëra të mira në atë ndeshje. Në pjesën e parë të lojës luajtëm shumë mirë. “, ka thënë Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/