Në fillim Higuain, tani Ronaldo/ Juventusi në hall me sulmuesit, ylli portugez nuk nxitohet të kthehet në Torino

Serie A pritet të rikthehet në fund të muajit maj, megjithëse ende nuk ka një konfirmim përfundimtar, duke ditur se gjithçka varet nga mënyra se si do të rrjedhin ngjarjet për shkak të Koronavirusit. Juventusi ka njoftuar të gjithë lojtarët e vetë që janë jashtë kufijve të Italisë se pas pashkëve duhet të kthehen sërish në torino, ku do të ndjekin karantinën e detyruar dhe më pas do të jenë në gatishmëri për të nisur stërvitjet. Megjithatë ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, duket se e ka marrë një vendim në lidhje me këtë çështje.

Sulmuesi portugez do të vijojë të qendrojë në vendlindjen e tij dhe të presë për momentin kur do të vendosen zyrtarisht datat për rinisjen e kampionatit. Ronaldo po qendron në Madeira që pas ndeshjes kundër Interit, teksa shkoi për shkak se nëna e tij ishte në spital. Po ngjarjet me pandeminë Covid-19 bënë që ai ta kalonte në Portugali këtë periudhë të vështirë. E me sa duket Ronaldo e ka ndarë mendjen e tij dhe nuk do të kthehet para se të njihet me kalendarin zyrtar për rifillimin e kampionatit të lënë përgjysmë.

Ndërkohë një hezitim për t’u rikthyer në Torino e ka pasur edhe Higain, i cili dëshiron të shkojë sërish në Itali vetëm kur situata të jetë e sigurt pasi nuk ndjen siguri prej virusit vdekjeprurës, si dhe gjithashtu kërkon të kalojë më tepër kohë me nënë e tij që po vuan nga një sëmundje e rëndë si kanceri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online