Në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i Mirlind Dakut, Lens dhe Cagliari presin uljen e kartonit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Mirlind Daku vazhdon të mbetet te Rubin Kazani, pavarësisht interesimit të lartë për të. Në Rusi kanë treguar edhe arsyen se përse sulmuesi shqiptar nuk është larguar nga ekipi i tij. Sipas mediave ruse, në Europë janë të frikësuar nga çmimi i lartë i kartonit.

Rubin Kazani kërkon të paktën 10 milionë euro, por për ekipet europiane, shihet si një shifër më e lartë sesa vlera e lojtarit. Cagliari dhe Lens janë dy ekipet që po e shohin me kujdes situatën e Mirlind Dakut, teksa gjithçka do të marrë zhvillim në verë pasi nuk do të bëhet një transferim as në merkaton e dimrit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/