Vitese është rikthyer te një fitore bindëse në kampionat duke mundur në shifrat 1-4 Emenin. Pas këtij triumfi në transfertë, kjo skuadër i bashkangjitet Ajaksit në kryesimin e kampionatit. Armando Broja do të linte gjurmë me asistin dhe golin e shënuar kundër Emen. Por deri në momentin që sulmuesi shqiptar e dërgoi topin në rrjetë, trajneri Letsch nuk po qetësohej dot.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kur të gjithë prisnin komplimentet prej tij, Letsch ka shprehur kritika për futbollistët: “Jam i lumtur, por vetëm për rezultatin dhe 10 minutat e para. Jam shumë i zemëruar me gjithë pjesën e mbetur në 45 minutshin e parë. Ishte e tmerrshme, jemi arrogantë. Kjo nuk është loja që donim të bënim.
Si u bëmë ne kaq arrogantë? Pas 2-0 duhej të bënim edhe golin e tretë për të vendosur ndeshjen. Bëjmë disa gjëra të panevojshme për të future në lojë të tjerët”, ka thënë tekniku. Në të njëjtën linjë mendimi ishte edhe kapiteni i Viteshes, Pasver, duke bërë autokritikë dhe duke “tërhequr veshin” shokëve të skuadrës se nuk i falet arroganca në fushën e lojës. Megjithatë pas një fitore në shifrat 1-4, ky diskutim mund të zgjidhej shumë lehtë brenda grupit. /Sport Ekspres/