Starova është i ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Teksa komentoi ndeshjen e Kombëtares ndaj Israelit, është ndalur te minutat e fundit. Pikërisht në momentin kur Shqipëria duhej të barazonte, në atë moment kundërshtarët kishin mundësitë e pastra për të trefishuar. “Zëvendësimet e Rejës ishin të gjitha të gabuara, përveç Cekicit që ishte i saktë.
Hoqi Asllanin dhe Bajramin, për dy mesfushorë shkatërrues. Ishin ato shtatë minutat e fundit ku ne duhej të shënonim golin e barazimit. Aty Israeli po tallej me ne me shtyllat dhe rastet e tjera të pastra. Aty ishte për t’u çuar nga stadiumi dhe për të ikur pastaj. Ne kur mbrohemi si grup ndaj Kombëtareve të mëdha jemi të pakalueshëm, gabojmë shumë në mbrojtje kur dalim në sulm dhe duhet të fitojmë”, tha Starova. /Sport Ekspres/