“Në dhomat e zhveshjes nuk flitet për SPAK dhe prokurori“, Verçani: Bashkia është aksionere e paligjshme, organet e shtetit të veprojnë

Andi Verçani ka qenë i ftuar në një lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“ ku ka folur për situatën e krijuar së fundmi në botën e futbollit. Drejtori i komunikimit në FSHF vë theksin se bashkia e Tiranës është aksionere e paligjshme e aksioneve të klubit bardheblu, prandaj organet e shtetit duhet të veprojnë. Gjithashtu, Verçani kritikon fjalorin e përdorur nga kryebashkiaku Erion Veliaj në drejtim të një figure të njohur të futbollit shqiptar si Sulejman Mema.

“Është për të pasur frikë nga këto momente të frikshme censure, kërcënimesh, shantazhesh. Të gjithë duhet të shqetësohemi për familjet tona, për shëndetin tonë. Dua t’ju saktësoj se FSHF është asnjënëse në procesin e takimit të zotit Ceferinit me zotin Rama. Në lidhje me të gjithë informacionin për vizitën e zotit Ceferin mund t’ju drejtoheni kabinetit të zotit Ceferin dhe zyrës për shtyp. Më shqetëson dhe më pëlqen në të njëjtën kohë fakti që dëgjoj se barazohet fjalori i Sulejman Memës me fjalorin e kryetarit të bashkisë së Tiranës. Në momentin që Sulejman Mema nuk është i zgjedhur nga populli nuk mund të krahasohet me një meri që është i zgjedhur nga populli, që quhet Erion Veliaj. Ky ka atribute publike, ndërsa Sulejman Mema nuk ka atribute publike.

Dëshiroj të bëj ndarjen e fjalorit. Zoti Mema është ish-drejtues i SHR Tiranë, Veliaj është i zgjedhur nga populli. Në dhomat e zhveshjes nuk flitet për SPAK, prokurori dhe kontroll pushteti, por flitet për ndeshje, taktikë dhe për futboll. Futbolli duhet ti mbetet futbollit. Veliaj është në këtë garë në mënyrë ilegjitime. Përfaqëson 34% të aksioneve të Tiranës në mënyrë të jashtëligjshme sepse nga parlamenti i Republikës së Shqipërisë është miratuar një ligj që brenda datës 1 korrik duhet të privatizoheshin të gjitha aksionet e klubit të Tiranës. Organet e shtetit duhet të veprojnë. Komuniteti i futbollit duhet të ketë liritë e zgjedhjes”, ka thënë Andi Verçani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online