Vedat Muriqi është lojtari më i rëndësishëm i Mallorca në sezonet e fundit. Pas disa luhatjesh në performancë edhe për shkak dëmtimi, në fundin e sezonit të shkuar, Muriqi u rikthye në nivelin më të lartë. Sulmuesi shqiptar realizoi në ndeshjen kundër Real Madrid, në barazimin 1-1 të Mallorca dhe dha asist në fitoren e fundit ndaj Leganes.
Për tifozët e Mallorca, Muriqi është lojtari më i preferuar dhe është kthyer në idhull. Madje tifozët e kanë pagëzuar me nofkën pirati. Shqiptari ka rrëmbyer zemrën e tyre, por kjo duket se nuk i ka pëlqyer lojtarëve serbë.
Media boshnjake, Sportba, aludon se 3 lojtarët serbë të Mallorca, praktikisht të gjithë lojtarët serbë te kjo skuadër, janë larguar për shkak të piratit shqiptar, se nuk e duronin dot ambientin ku idhulli i tifozëve dhe lojtari më i rëndësishëm ishte shqiptari Vedat Muriqi.
Në sezonin e shkuar Mallorca kishte tre lojtarët me origjinë serbe, Rajkovic, Radonjic dhe Nastasic. Të gjithë këta futbollistë u larguan këtë verë, Rajkovic kaloi te Al Ittihad, Radonjic te Torino dhe Nastasic u largua në ditët e fundit të merkatos. “Do të ishte shumë rastësi që tre lojtarë të së njëjtës kombësi të largohen nga një skuadër brenda pak ditësh, tifozët mendojnë se arsyeja gjendet e Vedat Muriqi”, shkruan media boshnjake. /Sport Ekspres/