Në Atalantën e mrekullive ka vend edhe për një tjetër shqiptar, në Bergamo kërkojnë Vojvodën

Atalanta është një nga ekipet që me lojën e zhvilluar kanë rrëmbyer zemrat e shumë tifozëve italianë dhe jo vetëm. Por në këtë ekip të mrekullive ka vend edhe për një tjetër futbollist shqiptar. Berat Gjimshitit, që përjetoi një sezon historik duke mbërritur në çerekfinalen e Champions League, mund t’i bashkohet një lojtar shqiptar.

“La Gazzetta dello Sport“ zbulon se Mërgim Vojvoda është në listën e dëshirave të bergamaskëve. Timothy Castagne me shumë mundësi do të largohet nda skuadra dhe për këtë arsy në Bergamo kërkojnë mbrojtësin dardan. Ky i fundit është pjesë e Standart Liege, që është e gatshme ta lërë të lirë mbrojtësin nëse në arkat e tyre përfundojnë 6 milionë euro, megjithëse Atalanta synon t’a ulë çmimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *