Në Argjentinë gjejnë arsyen e çuditshme për formën e dobët të Kavanit: I kanë bërë magji

Kavani nuk po kalon një periudhë të mirë te Boka Xhuniorsi. Sulmuesi uruguajan ka shënuar vetëm 3 gola në 19 paraqitje. Një statistikë mjaft e ulët për një lojtar të nivelit të tij. Në Argjentinë fajësojnë magjinë e zezë për këtë formë të dobët të Kavanit. Në një intervistë për “Ole”, astrologu Armas ka thënë se sulmuesi 37-vjeçar është pre e magjisë.

“Kavani u godit nga magjia e zezë. Parashikimet e yjeve ishin në anën e tij dhe nuk është e mundur që ai të mos shënojë gola. Prandaj mendoj se ai është viktimë e magjisë”, ka thënë Xhorxho Armasi./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online