Edon Zhegrova erdhi me bujë të madhe te Juventusi, por ende nuk ka gjetur hapësirat e nevojshme në skuadër. E megjithatë, ai vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme e bardhezinjve. Këtë e konfirmojnë lajmet e fundit që vijnë nga Anglia.
“The Athletic” ka zbuluar se Juventusi ka hapur negociata me Evertonin për të veshur bardhezi Beton. Klubi i Premier League-s ka kërkuar në këmbim Edon Zhegrovën, por italianët kanë ndërprerë menjëherë negociatat. Spaleti e sheh Zhegrovën si alternativën e parë për të zëvendësuar Konseisaon, duke refuzuar kështu në mënyrë kategorike largimin e sulmuesit shqiptar./Sport Ekspres/