Në Angli arbitri është “i shenjtë”! Mitrovic vetëm sa e shtyti, 8 ndeshje pezullim për sulmuesin e Serbisë

Në Angli arbitri është “i shenjtë”.  Nëse dikush guxon që të shfryjë nervat te ai, përballet me dënime ekstreme. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e sulmuesit të Serbisë, Mitrovic. Lojtari i Fulham vetëm sa e shtyti arbitrin në ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Manchester United.

Menjëherë do të vinte edhe kartoni i kuq për të. Nuk mbaron me kaq, pasi Mitrovic është dënuar edhe me 8 ndeshje pezullim në fundin e këtij kampionati. Ky është një dënim shembullor për t’i treguar edhe të tjerëve se nuk mund të përsërisin lëvizje të ngjashme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *