Në “Adush Muça” nuk është e lehtë për të fituar, Bylisi ndahet në paqe me Laçin

Për shumëkënd nga analistët e futbollit ekipi i Laçit është një nga pretedentët kryesorë për të fituar titullin kampion. Kjo për shkak të organikës që ka në dizpozicion trajneri Cungu atje ku dallohën shumë elemente cilësor që mund të bëjnë lehtësisht diferencën në Superiore.

Megjithatë transfertë e parë ishte e vështirë pasi udhëtohej në Ballsh dhe në “Adush Muça” nuk e ka askush të lehtë për të fituar. Vendasit kaluan të parët në avantazh falë golit të Hadroj në minutën e 36, megjithatë Nuabueze do të barazonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 39. Pavarësisht rasteve nga të dy ekipet që nuk kanë munguar, përballja është mbyllur në paqe dhe me 1 pikë të grumbulluar. /Sport Ekspres/

Bylisi: Qirko, Ymeralilaj, Stojanoviç, Alan, Ndreca, Mëllugja, Ujka, Murataj, Hadroj, Dushkaj, Mehmetllari

Laçi: Sherri, Marku, Ignjatoviç, Selmani, Turkaj, Lukas Ramos, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *