“Në 3 minuta falëm derbin”, Pioli nuk e kalon lehtë humbjen: Jam i inatosur me lojtarët e mi

Milani humbi derbin e mbrëmshëm kundër Interit me rezultatin 4-2, pasi zikaltrit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë. Kjo humbje nuk i ka lënë aspak shije të mirë trajnerit Pioli, që pas ndeshjes ka deklaruar për “Sky Sports” se ishte i mërzitur me lojtarët e tij, ndërsa kritikon gabimet në mbrojtje prej nga erdhën edhe golat.

“Në 3 minuta falëm derbin dhe u treguam shumë të brishtë. Nuk duhet të ndodhte, jam i inatosur me lojtarët e mi në mbrojtje. Strategjia që kisha aplikuar dhe taktika dolën fituese, sepse në 45 e para dominuam në çdo front ekipin që lufton për titull dhe ishte 19 pikë mbi ne. Nuk është pak

Pjesa e parë erdhi nga puna që bëmë këtë javë dhe avantazhi i dy golave ishte ndoshta i ngushtë. Pastaj pati dy episode që ndryshuan lojën dhe mbi të cilat duhej të bënim shumë më mirë. Ishte performanca më e mirë e vitit të Milanit sepse vumë poshtë një kundërshtar të fortë, por kompromentuam gjithçka me shumë pakujdesi. Duhej të ishim më të kujdesshëm sepse ndeshjet ndryshojnë dhe nëse do të kishim respektuar topat e dhënë, mbase do të ishim këtu për të folur për një rezultat tjetër.

Kemi humbur keq por duhet absolutisht të fillojmë nga pjesa e parë. Ndeshja duhet të analizohet mire. Nuk kam parë një dominim të Interit as në pjesën e dytë, por ne nuk mund t’i kryejmë ato gabime në mbrojtje. Me gola nga Brozovic, Vecino  ata morën guxim dhe ne humbëm besimin. Unë jam i zhgënjyer sepse ky ekip duhet të kuptojë që nëse duam të arrijmë në një nivel të caktuar, vendosmëria dhe vëmendja janë shumë të rëndësishme” ka thënë Stefano Pioli./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online