“Në 10 vitet e fundit kemi dalë gjithmonë në Europë”, Martini tregon se kur do të debutojë Sherif Kallaku te Teuta

Erzeni dhe Teuta kanë zhvilluar ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë. Derbi është mbyllur në shifrat 1-1, teksa rolin e protagonizimit e ka marrë Kapllani. Një gol të bukur do të realizonte në minutën e 80 për të kaluar në avantazh Erzenin.

Ndërkohë vetëm pesë minuta më vonë, ishte po i njëjti lojtar që vendosi ekuilibrin, i cili zgjati deri në fund të takimit. Pas një goditje këndi te Teuta, topi do të devijohej nga Kapllani që ishte tërësisht i pafat, për ta mbyllur ndeshjen në 1-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Martini: “Ndoshta ishte një strategji e Erzenit që të luante në pjesën e dytë me titullarët për të na dëmtuar. E dija se do të vendosej gjithçka në ndeshjen e dytë. Por ky barazim ishte i drejtë. Nuk kam ndërmend që të lavdëroj dhe të shaj dikë në media. Kallaku? Besoj se do të jetë gati kundër Egnatias. Në 10 vitet e fundit ne kemi dalë pothuajse në çdo vit në Kupat e Europës”.

Kapllani: “Zakonisht nuk dal në intervista pas ndeshjes kundër Teutës? Teuta është historia, është gjithçka. Ne meritonim diçka më tepër se barazimi. Djali debutoi mirë sot, po unë e llogaris djalin tim si gjithë lojtarët e tjerë. Kam qenë edhe më parë trajneri i djalit tim, është e vështirë. Shpresoj të na eci mbarë të dyve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *