Para pak ditësh u publikua kalendari i ndeshjeve së javës së 14-të, por si zakonisht ka ndryshime, këtë radhë vetëm në orar. Kështu, të gjitha ndeshjet e fundjavës në Superiore do të nisin një orë përpara orarit të përcaktuar fillimisht. Kjo bëhet për shkak se tashmë errësohet shumë shpejt, sidomos kur është mot i keq.
Ndeshja më e rëndësishme e javës, Laçi-Skënderbeu, do të luhet të dielën në 13.00, pa tifozë, pasi është dënuar fusha e Laçit pas problemeve në ndeshjen e Kukësin, ku u hodhën sende në fushë dhe u goditën lojtarë e tifozë. Në përballjen e fundit në Laç, Skënderbeu fitoi thellë, në një ndeshje shumë nervoze, sepse Laçi rrezikonte zbritjen nga kategoria.
Edhe Flamurtari (16.00) e Kukësi (13.00) do të luajnë të shtunën, me Kamzën (13.00) dhe Partizanin (16.00) që do të zbresin në fushë të dielën.