Ndryshojnë fatin e lojës në minutat e fundit, Gurishta “thumbon” kundërshtarët: Nuk mposhtni dot dikë që nuk dorëzohet

Vllaznia është shpallur zyrtarisht kampione e dimrit ditën e sotme. Shkodranët renditen në krye të Superiores pas 12 javëve të para dhe nuk janë mposhtur as në “klasiken” e futbollit shqiptar. Tirana i shkoi fare pranë fitores, por Imeri shuan shpresat e bardhebluve për fitore në minutën e 79, kur vendos baraspeshën.

Kuqeblutë kanë ngulitur në mendjen e tyre mentalitetin gjerman të trajnerit Brdariç, teksa kanë treguar përgjatë gjithë këtij sezoni se nuk dorëzohen deri në sekondën e fundit. Madje shpesh herë kanë gjetur momentet e fundit të ndeshjes për të ndryshuar fatin e takimit.

Këtë cilësi të kësaj skuadre e ka nxjerrë në pah edhe futbollisti shkodran, Erdenis Gurishta. Ky i fundit ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social në “Facebook”, ku “thumbon“ disi Tiranën dhe kundërshtarët e tjerë me fjalët: “Ju thjesht nuk mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online